Arrestimi i pastrueses me të birin, policia sekuestron sot mbi 400 mijë euro, dollarë dhe florinj, ja ku i kishin fshehur

689ae9ef 2545 4d2d 99ad 352f889b54aa

Policia ka sekuestruar ditën e sotme edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin fshehur në banesën e 49-vjeçares Rozeta Dobi dhe djalit të saj, 23-vjeçarit Havier Dobi, të cilët u arrestuan një ditë më parë në Tiranë.

Një ditë më parë policia bëri me dije se nënë e bir kanë vjedhur në një banesë 120 mijë euro dhe sende me vlerë. Në këtë banesë 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Ndërkohë, ditën e sotme Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, një ditë më parë gjatë kontrollit fizik nga policia, autorëve u janë sekuestruar  8 milionë lekë, sende me vlerë, 3 automjete ku dy prej tyre ishin blerë me paratë e vjedhura dhe veshje të ndryshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×