Çfarë do të ndodhë nëse bashkohet PD dhe Alibeaj vendos kushte? Meta: Nuk prishen balancat

Meta Ok

Ilir Meta shprehet se Partia e Lirisë nuk ka synim kryetarët e bashkive, por këshillat bashkiakë, duke theksuar mbështetjen ndaj kandidatëve të PD në zgjedhjet e 14 majit.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse PD bashkohet dhe deputeti Enkelejd Alibeaj do të kërkonte të vendoste emrat e tij për kandidatët për kryetar bashkie dhe në këshillat bashkiakë, Meta tha në “Opinion” se nuk ka kushte për PD dhe se qëllimi i vetëm i tij dhe opozitës është rrëzimi i qeverisë.

“Nuk kemi asnjë kushte përveç përpjekjes për të maksimalizuar energjitë e popullit opozitar për të çrrënjosur Rilindjen. Partia kryesore në opozitë është PD e dyta është PL, ne kemi dhënë një model parimor. Marrin rastin e këshillit bashkiak të Tiranës dhe PL është faktor vendimtar në këshilli, kryetari i takon PL. Rruga e bashkëpunimit është e hapur për të gjithë. Balancat tona parimore nuk lëvizin, është çështje menaxhimi të marrëdhënieve me opozitarët”, deklaroi Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×