Levandovski “bën paqe” me Bajernin, bavarezët postojnë foton me trofetë e fituar: Faleminderit për gjithçka

Robert Levandovski duket se nuk ka dashur ta startojë sezonin e ri te Bajerni pa sheshuar më përpara disa polemika që kishte pasur në ditët e shkuara me drejtuesit e Bajernit.

levandovski

Polaku ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë ku është takuar me kryesinë e bavarezëve si dhe ka përshëndetur ish-shokët e skuadrës.

Bajerni ka reaguar për këtë vizitë më një postim në rrjetet sociale ku Levandovski shfaqet bashkë me trofetë e fituar gjatë viteve në klub.

“Faleminderit për këto 8 vite, gjithë të mirat për të ardhmen Levi!”, ishte shkruar në postimin e Bajernit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×