Nuk ishte në planet e Çavit, talenti premtues i Barcelonës surprizon me transferimin në MLS

Çavi po mendon për një rervolucion te Barcelona, ku pas shumë transferimesh, priten të largohen dhe shumë lojtarët të cilët nuk janë në planet e teknikut spanjoll. Pas mbrojtësit Oskar Mingueza, një tjetër futbollist i talentuar pritet të mbyllë aventurën me skuadrën katalanase.

FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-ALAVES

Bëhet fjalë për mesfushorin, Riki Puxh, i cili ka rënë dakord për një transferim të tijin në SHBA, te skuadra e Los Anxhelos Galaksi.

Palët kanë arritur një akord verbal dhe ky operacion pritet të mbyllet shumë shpejt.

Puxh shihej si një nga futbollistët më premtues të Barcelonës, por Kuman dhe më pas Çavi nuk i lejuan hapësirat e nevojshme lojtarit.

Transferimi i tij në SHBA vjen në mënyrë surprizë, pasi mesfushori është vetëm 22 vjeç dhe do ta ketë të vështirë për t’u kthyer në të ardhmen te një skuadër e madhe europiane.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×