Policia mësyn në shtëpinë e Ervis Martinajt në Surrel, detajet e para. Kontrolli nisi në mesditë, ndërsa janë sekuestruar…

Ervis Martinaj

Me urdhër të SPAK Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë momentit të kontrollit në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjë familjar i Martinajt.

Sakaq mësohet se policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme, ndërsa ka sekuestruar vetëm disa dokumente.

Pritet që në orët në vijim të vlerësohet nëse dokumentet do t’i vlejnë hetimit për të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Në një lidhje live në News24, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me kontrollin e në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel.

“SPAK ka urdhëruar kontrollin në shtëpinë e tij në Surrel, Martinaj nuk ka asnjë kontakt me familjarët që nga gushti. Prokuroria e Posaçme e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit Plumbi i Artë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Kontrolli ka nisur në orët e mesditës dhe ka përfunduar vetëm pak më parë. Burime kanë thënë për Neës24 se të pranishëm në kontroll nuk ka qenë asnjë familjar dhe se nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Kontrolli i sotëm dhe ai i Fushë Kuqes është kryer në kudër të hetimit për Plumbi i Artë. nëse Prokuroria e Posaçme arrin ta gjejë e ta dërgojë para drejtësisë ndikon automatikisht edhe në hetimin e Prokurorisë së Kurbinit, e cila po heton për rrëmbim dhe zhdukje të Martinaj.

Fati i tij mbetet ende mister”, ka bërë me dije gazetarja Lala.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×