
Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar në News24 ka deklaruar se Amerika është vend i mrekullive dhe i gabimeve dhe se fuqi e këtij shteti qëndron në rregullimin e gabimeve.
Arjon Sulo: Të jesh i sigurt që çdo njeri çdo demokrat, kanë Amerikën një herë para se të kenë Berishën, se kanë vuajtur 50 vjet komunizëm.
Sali Berisha :Janë të gjithë pro amerikanë. Janë me Amerikën e vlerave. Nuk pranojnë të delegojnë ndërgjegjen. Procesi ku automatikisht e merr të mirëfilltë atë që i thuhet. Amerika vend i mrekullive dhe i gabimeve. Fuqia e Amerikës qëndron në rregullimin e gabimeve.
PD e ka raportin me të vërtetën nuk mund të thonë kurrë gënjeshtrës të vërtetë nuk pranojnë kurrë që një fuqi tjetër të caktojë deputetët e Parlamentin shqiptar se ndryshe do kthehen në larva me ndërgjegje të deleguar.
Kur nisa betejën nuk dija sa do të mbështetesha. Nuk mund të pranoj që dikush tjetër veç shqiptarëve të caktojë deputetët e Shqipërisë.
Ministrja Xhaçka ishte në DASH, por do i fluturojë mandati. Tahiri ishte në Shtëpi të Bardhë e është në burg.
Arena e Lajmit