Zgjedhjet vendore/ Berisha flet në “Open” për marrëveshjen me Metën: Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i dy partive pa kaluar primaret

Whatsapp Image 2022 10 27 At 21.05.08

TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në emisionin “Open” në News24 se asnjë kandidat për zgjedhjet vendore nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Berisha ka folur për marrëveshjen me Partinë e Lirisë.

“PL ka pranuar si metodën më demokratike ka pranuar të kontribuojë primare. Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Ky është në fakt bashkim në dy parime themelore. Në parimin e primareve, pra të delegimit përfundimtar të vendimmarrjes tek anëtarësia dhe simpatizantët, në përmbysjen e përfaqësimit të deritanishëm. Parimi i dytë themelor është referendumi, në të cilin dy forcat tona zotohen të bëjnë gjithçka për të drejtën e referendumit. Besojmë se demokracia shqiptare ka nevojë jetike për shprehjen e vullnetit të shqiptarëve.

Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktika demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët në këto zgjedhje mund të jenë nga shoqëria civile, mund të jenë pa parti”, tha Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×