Zgjodhi Junajtid për të vazhduar karrierën, Eriksen rrëfen prapaskenat e merkatos: Këtu më kanë dashur disa trajnerë

Kristian Eriksen zbulon se kishte biseduar me tre menaxherë të ndryshëm të Mançester Junajtidit në të shkuarën përpara se ai të bashkohej përfundimisht me klubin.

ERIKSEN 1

Mesfushori danez, i cili firmosi një kontratë 3-vjeçare në “Old Trafford”, tregoi edhe se lajmet për një rikthim të tij të mundshëm te Totenhemi këtë verë ishin të pavërteta. 30-vjeçari, i cili një vit më parë pësoi atak kardiak gjatë Europianit, është kërkuar në Mançester nga Van Gal, Murinjo dhe Solskjaer:

“Edhe kur luaja te Totenhemi kam folur me trajnerin që ishte në Mançester për të parë situatën. Por këtë verë gjërat ndryshuan. Lajmet e një rikthimi te Totenhemi nuk kishin asgjë të vërtetë”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×