“E gjetëm vendin pa ujësjellës”, Rama: Burreli 24 orë ujë së shejti! Nuk jemi magjistarë të…

Capture

Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët në zonën e Dibrës, ka premtuar 24 orë ujë për qytetin e Burrelit.

Rama u shpreh se nuk është faji i tij që ende nuk është arritur furnizimi me ujë 24 orë, pasi kur erdhi në pushtet e gjeti vendin pa ujësjellës.

“Sheikët e Evropës, sheikët e bardhë, Norvegjia ka pasur zbrazje totale, ishte uri, realisht uri. Jo si këta që nuk ia kanë idenë ku bie fshati dhe thonë po vdesin njerëzit për bukë. Është çështje e kapërcimit të nivelit, nuk jemi ende vend i zhvilluar, jemi ekonomi në zhvillim, prapambetja strukturore është e tmerrshme. Ka disa që thonë “akoma për 24 orë ujë do flasim”. A është faji im, përgjegjësia jonë që e gjetëm këtë vend pa ujësjellës.

Për ca të flasim, për satelitë. Nuk jemi magjistar, as të pagabueshëm. Kush e di ca do më thënë puna, e di që gjërat bëhen hap pas hapi. Në Burrel 24 orë ujë së shpejti. Faji jonë është që nuk ishte vendosur dorë kurrë. Si? Dhe si mund të bëheshin të gjitha këto në kushtet për mandatin e parë ishte një gropë e madhe, e tmerrshme borxhesh. Në mandatin e dytë nuk morën dot frymë, pandemia, pastaj vjen lufta. Inflacioni është këtu, kriza e çmimit të energjisë shkaktuar nga lufta me qëllim. Ukraina është sebepi, Putin e nisi një luftë të tillë për të gjunjëzuar gjithë perëndimin, dhe kjo na ndikon edhe ne sepse jemi pjesë e Perëndimit”, tha ai.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×