Lacio i tregon derën Hysajt, kapiteni i Kombëtares pret ofertën nga Gatuzo

Pas marrjes së Vesi nos nga Interi, Lacio po mendon edhe për një përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes. Siç konfirmohet edhe nga “Corriere dello Sport”, për të arritur tek Emerson Palmieri i Çelsit patjetër që duhet të ketë një dalje në merkato dhe emri më i përfolur është ai i Hysajt.

hysaj

Shitja e shqiptarit do të ishte thelbësore për Lacion, por megjithatë nuk ka asnjë ofertë për momentin, interesi i vetëm erdhi nga Valencia me ish-trajnerin e tij Gatuzo, për të cilin luante te Napoli.

Klubi spanjoll ka hedhur hapin e parë, por ende nuk ka ecur në mënyrë konkrete, për shkak të mungesës së burimeve financiare. Biankoçelestët janë në pritje, duan të blejnë një mbrojtës të ri të majtë, një lojtar që mund të forcojë skuadrën, por për ta bërë këtë është thelbësore lamtumira e Hysajt.

Nga ana tjetër Lacio mund të mendojë që ta lëshojë atë me kosto zero, pasi sërish nuk do të dilte me humbje, sepse një vit më parë ai iu bashkua Lacios nga Napoli si lojtar i lirë.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Lacio i tregon derën Hysajt, kapiteni i Kombëtares pret ofertën nga Gatuzo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook