
Kryeministri Edi Rama, në një takim që ka zhvilluar sot me të rinjtë e qytetarit të Burrelit, nuk ka kursyer batutat.
Ai ka pikasur një djalë, i cili sipas tij ishte duke ngacmuar jë nga vajzat e pranishme në takim dhe e ka “këshilluar” që vajzave tu flasë përballë e të mos fshihet se kështu nuk i ka punët mirë.
“Leje mos e ngacmo gocën ti ore. Ti pse e ngacmon gocën. Leje gocat rehat. Je shtrirë aty ti. Do një palë tespie ti? Ti jap unë pastaj kur të mbarojmë po lëri gocat rehat. Ose dil përballë dhe thuaj ca ke për ti thënë. I flet nga mbrapa dhe kur kthehet ajo bën sikur nuk ishe ti. Dili përballë e nuk i ke mirë punët kështu”, tha Rama.
Arena e Lajmit