Merkatoja e Realit të Madridit ka marrë një rrjedhë krejt ndryshe në orët e fundit me kampionët e Spanjës dhe të Europës që janë vënë në kërkim të një sulmuesi. Edhe pse gjatë përgatitjeve të parasezonit është bërë e qartë se qëllimi i Ançelotit është të përdorë Eden Hazardin (30) si qendërsulmues fals, në Madrid nuk duan të gjenden zbuluar.
Gazeta “AS” ka paraqitur disa nga opsionet më interesante brenda asaj panorame të kufizuar. Një nga lojtarët e së ardhmes, të cilit ia ka vënë syrin Reali i Madridit është Benjamin Sheshko.
Slloveni është shembulli më i fundit i shkëlqyeshëm i aftësive të mëdha që ata kanë në fabrikën e Red Bull Salcburg kur bëhet fjalë për rekrutimin dhe zhvillimin e sulmuesve. Por ylli i Salcburgut nuk është i vetmi lojtar në radarin e madrilenëve.
Si zëvendësues të mundshëm të kapitenit Karim Benzema, në Madrid shohin dhe Edinson Kavanin. Veterani, i cili ka luajtur me Junajtidin, plotëson të gjitha kriteret e sulmuesit që kërkon Reali i Madridit.
Arena e Lajmit
