
Gruaja që shihni në foto është Rozeta Dobi, e cila së bashku me djalin e saj, Havier Dobi akuzohen për mega-vjedhjet në banesat ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb fotot e gruas dhe bashkëshortit të saj.
Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se kanë vjehdur shuma të mëdha parash dhe bizhuteri, me vlerë deri në 120 mijë euro në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar ngjarjen në polici më 15 dhjetor.
Dje sanitares iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesë dhe mbi 400 mijë euro. Rozeta Dobi dhe djali kishin ndërtuar një skenë të mirëfilltë dhe grabisnin banesat ku ajo punonte si pastruese, ndërsa ndaj saj thuhet se ka pasur 5 denoncime.
Arena e Lajmit