Mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, Anis Mehmeti, është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në “League One”, kategoria e tretë në Angli me skuadrën e Uajkomb.
Kjo arritje ka ardhur pasi 21-vjeçari realizoi një gol fantastik në javën e parë të kampionatit, në duelin kundër Burtonit që përfundoi me rezultatin 3- 0. Mehmeti e nisi duelin si titullar, teksa në 16- të, i mrekulloi të gjithë.
Pasi rikuperoi një top në mesfushë, “djali nga Shqipëria” siç e etiketon shpesh klubi në postime, me një depërtim galopant, tërhoqi zvarrë dy kundërshtarë, duke u “lënë targën”, u fut bukur brenda zonës, shmangu mjeshtërisht një të tretë dhe me të majtën nga një pozicion diagonal, goditi saktë duke e dërguar topin në cepin e portës.
Box office talent.
The boy from Albania is becoming a superstar at Wycombe Wanderers – this is his time!#WYCvBUR pic.twitter.com/jVIYpkYvKt
— Wycombe Wanderers (@wwfcofficial) July 31, 2022
Arena e Lajmit
