Dinamo e Dedes jep shenjat e para, pas derbit vjen suksesi në miqësore për blutë

Skuadra e Dinamos vazhdon përgatitjet e saj për këtë sezon në Kategorinë e Parë. Nën drejtimin e Nevll Dedes, blutë vazhdojnë stërvitjet, por edhe ndeshjet miqësore, për të ndërtuar sa më parë një grup të denjë për t’u kthyer pa shumë probleme në Superiore.

dinamo pogradeci

Pas derbit të barazuar 1-1 ndaj Partizanit në Pogradec, sot blutë janë ndeshur pikërisht me pogradecarët, të cilët kanë nisur edhe ata përgatitjet për sezonin e ri, ku do të luajnë në Kategorinë e Dytë. Ekipi kryeqytetas ka fituar me shifrat 4-1, në një ndeshje e cila nisi me gola të shpejtë. Daja shënoi golin e avantazhit për blutë në minutën e 14 por vetëm dy minuta më vonë ishte Karlos i cili barazoi për vendasit.

Për të parë gola të tjerë duhej pritur pjesa e dytë, kur më radhë shënuan Denison, Imami dhe Mehmetaj për të vulosur suksesin 4-1 të bluve në një sfidë ku trajnerët përdorën të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.

Pogradeci-Dinamo 1-4
Golat:
16’ Karlos / 14’ Daja, 69’ Denison, 80’ Imami, 90’ Mehmetaj

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×