Disa muaj më parë me maskë oksigjeni, tani kampione Europe. Historia frymëzuese e futbollistes angleze

PANORAMA PLUS / Kombëtarja angleze e futbollit për femra ngriti trofeun e tyre të parë të madh në histori kur mposhtën Gjermaninë pas kohës shtesë në stadiumin ‘Uembli’ të mbushur plot të dielën. Zëvendësuesja e “luaneshave”, Ela Tun zhbllokoi rezultatin me një gol të shkëlqyer para se gjermania Lina Magull të barazonte për të çuar finalen në kohën shtesë. Ishte një tjetër zëvendësuese, Kloe Kelli, e cila e shkroi emrin e saj me shkronja të arta në historinë e Anglisë, duke shënuar golin e fitores në ‘Euro 2022’.

Who is Fran Kirby? Chelsea's all-time leading goalscorer's great start to Euro 2022 - football.london

Një nga fitueset në këtë triumf historik ishte Fran Kirbi e cila luan me Çelsin dhe së fundmi u diagnostikua me një problem në frymëmarrje. Fran Kirbi zbuloi për ndjekësit e saj se mbante një maskë oksigjeni, për shkak të problemeve shëndetësore. U njoftua në shkurt se sulmuesja do të lihej jashtë fushës për një “periudhë të pacaktuar kohore” për shkak të lodhjes dhe rraskapitjes ekstreme që i shkaktonte sëmundja.

Kirbi nuk luajti për blutë para fundit të sezonit, por e kishte bindur trajneren e Anglisë, Sarina Viegman se ajo ishte e gatshme për turneun e kësaj vere. Vendosmëria e saj për të luajtur sërish për Anglinë i ka dhënë tani një medalje dhe emri i saj është gdhendur si një fener shprese për futbollistët e rinj që ëndërrojnë të luajnë për “tre luaneshat” në të ardhmen.

   

Arena e Lajmit


Disa muaj më parë me maskë oksigjeni, tani kampione Europe. Historia frymëzuese e futbollistes angleze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook