“S’kanë faj ata që shpifin, po ka kryeministri që…”, Rama: Aleanca e Rublave çdo ditë më e tërbuar, zëdhënësi i saj ngrënës i paepur i turpit me bukë

Rama

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka reaguar për titujt e lajmeve të cilat përmendin largimet e shqiptarëve dhe punonjësve nga vendi, të cilat ai i ka cilësuar si misione të ekraneve private kombëtare, të cilat sipas tij synojnë dizinformim e nxitje kundër qeverisë.

Rama shtoi se “Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar”, ndërsa tha më tej se “s’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje”.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!
Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!
#DavaRublash”, shkroi në Twitter Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×