Pamjet që shihni vijnë nga ambientet e gjykatës së Tiranës ku nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Ata akuzohen se kanë vjedhur në disa banesa, ndërsa rasti i fundit më 15 dhjetor, në shtëpinë e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.
Në banesën e kësaj të fundit dyshohet se nënë e bir, ku gruaja punonte si pastruese, kanë vjedhur 120 mijë euro, para dhe bizhuteri. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala shihet se gruaja shpërthen në lot.
Arena e Lajmit