Zërat e merkatos nuk e shqetësojnë, Bajrami shënon tre gola në miqësoren e Empolit

Nedim Bajrami vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në Itali, pasi e ardhmja e tij te Empoli nuk është ende e sigurt. Kjo, për faktin e thjeshë se fantazisti i përfaqësueses shqiptare po ndiqet me interes nga klube të terja si Sasuolo e Fiorentina.

nedim-bajrami-empoli-1634131704-72757

Por duket se këto zëra nuk e shqetësojnë shumë futbollistin, i cili duket i përqendruar te ekipi aktual dhe po bën gjithçka mirë për fillimin e sezonit të ri, pa menduar se ku do ta gjejë ai. Kjo kuptohej qartë në ndeshjen e sotme të Empolit ndaj ekipit të të rinjve, ku trajneri Zaneti provoi në këtë miqësore skuadrën që pritet të luajë në Serinë A në fundjavën e ardhshme.

Sfida u mbyll me shifrat 12-1 për ekipin e parë të Empolit dhe Bajrami ishte një nga protagonistët, pasi shënoi 3 gola në këtë ndeshje, duke treguar se është menjëherë në një formë të shkëlqyer e për më tepër, ka përmirësuar shënjestrën para portës.

Arena e Lajmit


Zërat e merkatos nuk e shqetësojnë, Bajrami shënon tre gola në miqësoren e Empolit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook