ZYRTARE/ Vjen firma e mesfushorit kuqezi, bëhet pasardhësi i Memushajt te Peskara

Peskara nuk u ndahet lojtarëve shqiptarë dhe për më tepër mesfushorëve. Një i tillë, Ledian Memushaj, u bë një idhull në radhët e këtij klubi në vitet e fundit, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe duke e çuar deri në Serinë A. Erdis Kraja shpreson të ecë në të njëjtat gjurmë dhe sot ka hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin italian.

Kraja duke firmosur te Peskara

Kraja duke firmosur te Peskara

Kraja është një futbollist i cili ka dalë nga radhët e akademisë së Atalantës, klub i cili e dha në huazim fillimisht te Palermo e më pas te Groseto e Leko që të fitonte më shumë eksperiencë. Mesfushori është bërë pjesë edhe e përfaqësues U21, duke luajtur rregullisht në sfidat e fundit të kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi.

Por gjatë kësaj vere, ai kërkonte një sistemim të ri, pasi nuk kishte hapësira te Atalanta. Kështu, lojtari është lejuar të gjejë një tjetër skuadër dhe nuk ka vonuar firma me Peskarën. Gjithçka është zyrtarizuar nga vetë klubi me një foto të mesfushorit teksa firmoste kontratën me skuadrën e cila militon në Serinë C dhe ka pretendime të mëdha që të ngjitet në Serinë B.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×