Bajerni në alarm për ndeshjen e parë të Bundesligës, titullari i kampionëve rrezikon prej problemeve me… stomakun

A do të mungojë numri 1 Bajernit në javën e parë të Bundesligës nesër mbrëma? Manuel Nojer nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e djeshme për shkak të një shqetësimi gastrointestinal dhe portieri është në dyshim për sfidën e javës së parë të kampionatit, nesër kundër Aintrahtit të Frankfurtit ora 20:30.

NOJER

Nagelsman shpreson që sot kapiteni i tij të rikthehet në stërvitje. Ai do të presë deri në fund për të mposhtur virusin dhe mund të niset drejt Frankfurtit edhe ditën e ndeshjes.

Në të kundërtën në portë në ndeshjen e parë të kampionëve të Gjermanisë në Bundesligë, do të jetë zëvendësi i Nojerit, Zven Ulraish. Në stërvitjen e djeshme me skuadrën mungonin edhe të dëmtuarit Gorecka dhe Çupo-Moting.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×