“Fajtor” për trafikun e 137 kg drogë nga Ekuadori, Gjykata e Posaçme dënon me 8 vjet e 8 muaj burg biznesmenin Gentian Malindi

Gentian Malindi

Gjykata e Posaçme dënon me 13 vite burg biznesmenin Gentian Malindi, i cili në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënohet me 8 vjet e 8 muaj burg

Ai u fajësua për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, për trafikimin e 137 kg kokaine nga Ekuadori, që u zëvendësua me oriz në portin e Pireut.

Malindi akuzohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit. 46-vjeçari u arrestua në Vlorë më 27 tetor me akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Kuito” u finalizua në shtator 2019, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Malindi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës (të arrestuar në shtator 2019), do të priste në Durrës, 137 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua gjatë operacionit.

Kokaina u pikas nga policia greke, e cila ka bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×