LIGA E KAMPIONEVE/ 17 gola në 5 ndeshje! Shkëlqejnë skuadrat vendase, vetëm 1 duel përfundon në barazim

Pesë ndeshjet e ditës së sotme, të vlefshme për turin e tretë të kualifikueseve të Ligës së Kampioneve, kanë prodhuar plot 17 gola. Ligjin padyshim e kanë bërë skuadrat vendase. Norvegjezët e Bodo/Glimt, izraelitët e Makabi Haifa dhe serbët e Crvena Zvezdës, kanë shkëlqyer, duke fituar me goleadë, teksa kualifikimi për në “Play Off”, tashmë duket një formalitet.

CHAMPIONS

Një fitore mininame, por mjaft të rëndësishme arriti edhe Dinamo e Kievit në përballjen ndaj Shtrum Grac. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit mes Karabag dhe Ferencvarosh.

Vlen të theksohet fakti se skuadra që do të eliminohet nga dueli mes Karabag dhe Ferencvarosh, do të përballet në “play-off”-in e Ligës së Konferencës, me fituesen e çiftit Shamrok-Shkupi.

REZULTATET E MBRËMJES SË SOTME:

BODO/GLIMT – ZALGIRIS 5-0

KARABAG-FERENCVAROSH 1-1

MAKABI HAIFA – APOLLON LIMASOL 4-0

DINAMO KIEV – SHTURM GRAC 1-0

CRVENA ZVEZDA – PYNIK JEREVAN 5-0

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×