Meta: Partia e Lirisë do të jetë e profesionistëve të rinj, mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim!

Meta 8

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një status në rrjetin social Facebook shprehet se Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj.

Gjithashtu thekson se të rinjtë do të kenë mundësi të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim.

Statusi:

Partia e Lirisë do të jetë partia e profesionistëve të rinj, të cilët mund të shprehin dhe të vendosin idetë e tyre në veprim. Kënaqësi që nga radhët e tyre, ekipit të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ju bashkua dhe inxhineri Dorian Osmanaj, një i ri profesionist i angazhuar rishtasi në Partinë e Lirisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×