Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, u vu në qendër të mediave për shkak të deklaratës së tij për sa i përket lojtarëve afrikanë, për të cilët është shprehur se nuk do t’i afronte kurrë. Kjo gjë solli shumë debat, me shumë persona që e quajtën atë një racist.
Gjithsesi, ai dha një tjetër deklaratë surprizuese së fundmi ku tregoi një shumë të çmendur që i është ardhur nga amerikanët për të shitur Napolin.
“Amerikanët më ofruan 900 milionë euro për të shitur Napolin, por unë dua akoma të bëj qejf”, ishin fjalët e De Laurentis për “Wall Street Italia”.
Sërish fansat kanë shpërthyer ndaj tij, duke kërkuar që ta shesë klubin, por 73-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet.
Arena e Lajmit
