Reforma territoriale nxit debate në Kuvend/ Ministri: Raport i cekët! Dhurata Çupi: Përpjekje për intimidim. Rakordohuni se vjen Rama dhe…

Cuci

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, në fjalën e tij nga salla e Kuvendit, ku po diskutohet në lidhje me Reformën Territoriale, e quajti raportin e prezantuar nga deputetja Dhurata Çupi për ecurinë e reformës, të cekët, referuar propozimit për atë që duhet bërë ndryshe.

Kjo nxiti edhe replikën e zonjës Çupi e cila e quajti deklaratën e ministrit një përpjekje për të intimiduar dhe fyerje të cilën do të ishte mirë ta tërhiqte.

Ajo u shpreh se të dhënat e vëna në dispozicion ministri nuk ishin të njëjta me ato të Ministrisë, duke bërë thirrje për rakordim të dhënash.

Ministri Çuçi: Komisioni nuk prishi traditën e daljes me 2 raporte pas mbarimit të mandatit.
Dua të përpiqem të jem racional pasi me dëshirën e përpjekjen për të dalë nga xhaketa e ministrit që e ka ndjekur nga dita e parë këtë reformë, dua ta shoh si ministër i Brendshëm sot, ku jemi me rezultatet e reformës administrative territoriale të 2015.
Keqardhje për raportin e zonjës Çupi sepse vihet re në mënyrë flagrante moskoherenca mes asaj që tenton të bëjë raporti në analizë me konkluzionin. Raporti ishte negativ sikur asgjë ska funksionuar dhe bëhet një propozim që mban 80 përqind të bashkive që ekzistojnë sot.
Ka pasur probleme e vështirësi në implementim, e mund të konkludohej se 25 përqind e bashkive mund të funksionojë më mirë me një formë tjetër.
Nuk ndjehem mirë kur shpreh rezultatet e reformës, krahasuar me abstragimin që bënim kur miratonim reformën.

Sot:
Ka vend për përmirësim për përfaqësimin demokratik. Kjo është çështje e reformës zgjedhore. Shpenzimet totale janë rritur në 57 mld lekë në 2021. 67 përqind më shumë.
Administrata, 35 përqind më pak punonjës të aparatit, 4816 burokratë të aparateve më pak.
Për shërbimet, janë rritur punonjësit. 7 funksione nga pushteti qendror kanë kaluar në pushtetin vendor. Si rezultat i bashkimit dhe ekonomisë së shkallës, ka shumë bashki që shërbime si pastrimi i bëjnë me ndërmarrje të tyre e jo më me të tretë
Nga taksat vendore, janë rritur 2 herë. Inventimet, janë rritur 3 here gjithashtu.
Dua shkurtimisht t’ju them se propozimi i bërë në raportin e zonjës Çupi është shumë i cekët për të pretenduar të shkohet drejt një ndarje të re territoriale.
Komisioni ishte i domosdoshëm për të parë ecurinë e reformës pas 7 vitesh. Konkluzionet i kam marrë shënim e do nisim përpjekjet që bashkarisht ti zgjidhim apo adresojmë me qëllim konsolidimin e qeverisjes vendore


Dhurata Çupi:
Refuzoj fyerje për cekësinë e raportit përpjekje për të intimiduar. Rakordohuni me të dhënat që jepni, ju dhe ministria se pastaj vjen Rama edhe jep të dhëna të tjera.
Buxheti keni thënë do përdoret për investime, keni 70 përqind vetëm shpenzime.
Investimet janë vetëm në qendra qytetesh. vetëm 15 përqind në zonat rurale. Raporti im ishte i detajuar por më vjen keq për ju që e shitët një gjë pozitive që keni qenë pjesë e reformës kur keni dështuar ju dhe Reforma.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×