
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka folur mbi ekspertizën mbi diskutimet mbi çështjet e trajtuara në komision për garantimin e zgjedhjevetë lira dhe të ndershme, ndërsa ka pasur edhe një debat me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun.
Pas propozimit të Alibeajt, Mediu u ankua se ky komision nuk ka funksionuar ndonjëherë në këtë mënyrë dhe shtoi se kjo nuk është reforma e asnjë partie por është për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa përmendi edhte çorganizimin e komisionit.
Alibeaj nga ana tjetër u shpreh se në komision nuk ka çorganizim dhe se në të janë sjellë ekspertët e nevojshmë për reformën pasi ata janë kërkuar.
Alibeaj:
Ju mund të ankoheni për punën voluminoze të zotit Sefa, më ndjeni kur ju them që puna juaj e ekspertizës është të sugjeroni juve vetë se cilat do të ishin zgjedhjet tuaja duke mbrojtur interesat e përfaqësuesit tuaj në këtë komision, por nuk është pozicioni juaj që të prisni derisa një ekspert tjetër sjell një sugjerim dhe të bëni kritikun. Do preferoja që secili prej jush të sugjeroni në mënyrë të pavarur. Nëse ju do jepni sugjerime të tilla zoti Sefa nuk do thotë kurrë që nuk ka kohë për tu përgjigjur në mënyrë të menjëhershme. Interesi juaj është të mbroni atë që mendon formacioni juaj politik, vetëm në këtë mënyrë mund të ecim. Eksperti i PD do ketë sugjerimet e veta, jeni të lutur t’i merrni e t’i analizoni, mirë është të mos kërkoni kohë të paarsyeshme për t’i kritikuar.
Mediu:
Nuk ka nevojë për komision, ka nevojë vetëm për ju të dy, nuk ka funksionuar ndonjëherë kështu ky komision, ka pasur debat dhe zgjidhje në komision. Kjo nuk është reforma e asnjë partie, është për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për çfarë duhet grupi i ekspertëve nëse është kështu. Këtë debat e kemi bërë që në fillim, çështja është çorganizimi total që kemi ne.
Alibeaj:
Këtë nuk e pranoj unë. Çorganizim këtu nuk ka, mund të ikësh po të duash. Kërkuat ekspertizë, ekspertët i keni, të ndodhë që eksperti i PD të punojë dhe ai të kërkojë dritë jeshile nga ekspertët e partive të tjera nuk do ndodhë kurrë, të kundërtën po bëjmë, po vendosim ekspertët e partie të tjera në kushtet e ekspertit të PD. Kemi interesin më të madh që materialet kryesore të vijnë nga PD, por dhe ekspertët e tjerë do duhet që të punojnë dhe të japin zgjidhje për të kënaqur interesat e partive që përfaqësojnë. Jo vetëm që nuk ka ekspertë të kategorive A B dhe C, kam bërë që ekspertiza të jetë në kushte të njëjta për të gjithë.