Sakrifica dhe zemër, kështu edukon Murinjo skuadrën e Romës

Roma bujare nga zemra ka gjetur te Paulo Dibala një shfryrje pasioni. Epoka e argjentinasit ka nisur zyrtarisht dhe sinjalet fillestare janë më shumë se inkurajuese. Nuk duhet harruar se rivali i vetëm i denjë ka qenë Totenhemi, por nga ana tjetër verdhekuqtë fituan duke mos lejuar djemtë e Kontes që të godasin kuadratin në asnjë moment.

murinjo

Murinjo ka filluar të vërë dorë në formacionin që domosdoshmërisht ndryshon diçka me talentin e Dibalës. Mbrojtja e hekurt, sakrifica dhe shpirti luftarak do të jenë kapitujt e tjerë me të cilët trajneri po e prezanton krijesën e tij përpara nisjes së sezonit. Për hir të spektaklit, portugezi ka votuar për një Romë pa paragjykime. Abraham dhe “La Joya” do të mbajnë pjesën e golave, teksa në aspektin ofensiv do të ndihmohen nga shpërthimet e Zaniolos dhe vertikalizimet e kapiten Pelegrinit.

Zgjedhjet nuk janë të lehta në kryeqytetin italian, por ambicia duket ajo e kohëve të arta pasi Mou pret në oborrin e tij edhe njëfarë Vajnaldum që për hir të entuziazmit roman ka pranuar të zvogëlojë përftimin e tij vjetor që në Paris është rreth 10 milionë euro. Kristante dhe Matiç do të jenë mushkëritë e Romës me Murinjon që do të tentojë të mos gabojë zgjedhjet. Nëse ia del mbanë dhe shanse ka plot, atëherë verdhekuqtë mund të jenë më spektakolarët e sezonit.

roma

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×