Konte nuk i ndahet Interit, Totenhemi tenton t’i “rrëmbejë” zikaltërve zëvendësuesin e Perisiç

Totenhemi dhe Interi duket se po ndjekin një listë të njëjtë përsa i përket objektivave të merkatos me dy klubet që kanë shfaqur interes për anësorin e Udinezes, Destini Udoxhi.

788678678

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” londinezët kanë kontaktuar gjatë orëve të fundit me përfaqësuesit e lojtarit për t’u informuar lidhur me mundësitë e këtij transferimi, me Udinezen që në ditët e fundit ka pasur kontakte dhe me Interin që e ndjek prej kohësh 20-vjeçarin.

Totenhemi planifikon të shpenzojë rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, me Interin që ende nuk ka prezantuar një ofertë zyrtare për të për shkak se merkatoja momentalisht është e bllokuar për shkak të situatës me shitjet.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×