
Në emisionin “Open” në News24 u fol për emrin e ri që mund të zëvendësojë kreun e SPA Arben Kraja.
Gjatë bisedës në studio, gazetarja Glidona Daci tha se emri më i lakuar që mund të marrë kreun e SPAK për tri vitet e ardhshme është Adnan Xholi.
Pjesë nga biseda në studio:
Kikia: Pritshmëritë ishin përtej mundësive të një grushti njerëzish, por jemi në kushte një zhgënjimi. Këta njerëz kishin në dorë për të mbjellë farë e optimizmit, por korruptimi ka qenë shkaku i shkatërrimit të besimit. Fijet e padukshme që tërhiqen jashtë skene , prapa skene nuk të lejojnë ecjen para.
Bici: Nuk besoj se të gjithë reformë në Drejtësi do ta rregullojë SPAK , ky është problemi më i madh që ka bërë politika. Reforma në drejtësi nënkupton që të funksionojë çdo sistem. SPAK do merret me politikanë, por jo me Vettingun e të gjithë administratës.
Kikia: SPAK u ngarkua edhe me korrupsion për 5 mijë lekë të vjetra. U mendua se SPAK do të ishte çudibërës, ishte marrja e një përgjegjësie të madhe për ta ngritur këtë skuadër.
Gazetarja Glidona Daci: Nisur nga emrat që kanë dalë do të jetë e vështirë,. Nga informacionet që kemi shanset më të mëdha janë që të jenë Adnan Xholi , është emri më i lakuar që mund të marrë kreu e SPAK për tri vitet e ardhshme.
Kikia: Nuk ka konspiracion për ruajtjen e një influence apo ndikimi jo në sensin e keq, pasi ne konsiderojmë si aktorë më të besueshëm ndërkombëtarët se sa faktorë të brendshëm