Merkato me shifra marramendëse, Konte “thumbon” rivalët: Ata shpenzojnë 100 milionë për një lojtar, ne për gjashtë

Antonio Konte po përgatitet të startojë sezonin e tij të dytë në krye të Totenhemit, me teknikun italian që ka folur në konferencën e parë sezonale për shty ku ka prekur dhe diferencat me rivalët në merkato. Ai ka përmendur skuadra si Liverpuli dhe Siti të cilat kanë mundësinë të shpenzojnë 100 milionë euro për një lojtar, gjë që Totenhemi i tij nuk mund ta bëjë.

konte

“Në po provojmë të përmirësojmë skuadrën që kishim sezonin e kaluar ky është objektivi ynë. Nëse më pyesni për Liverpulin dhe Sitin mund të them që janë dy nga klubet më të mira në botë të cilat mund të shpenzojnë 100 milionë paund për një ose dy lojtarë. Kjo është diferenca që kanë me ne.

Për tu bërë një skuadër e fortë duhet stabilitet dhe vizion më pas me këto gjera mund ti shkurtojmë diferencat.”, u shpreh Konte.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×