Miqësorja ndaj Milanit bëhet shkak, plas sherri mes lojtarëve dhe trajnerit te Marseja

Një javë më parë mes Igor Tudori dhe brazilianit Zherson pati një përballje të ashpër në stërvitje. Shkaku ishin ngarkesat e rënda që trajneri i ri po impononte në skuadër. Dyshja për pak se nuk arriti te kontakti, por pas ndërhryjes së klubit gjithçka u normalizua. Të paktën në pamje të parë sepse humbja me Milanin duket sikur e ka mbushur kupën.

7878678

Lojtarët janë të lodhur dhe një delegacion i kryesuar nga kapiteni Dimitri Paje ka kërkuar një takim më presidentin Pablo Longoria për të gjetur një rrugë të ndërmjetme.

Sipas mediave franceze, atmosfera në dhomat e zhveshjes së Marsejës është e padurueshme dhe lojtart përveç se të lodhur janë edhe të tensionuar siç u pa në miqësoren kundër Milanit ku shpesh herë situata rrezikoi të degjeneronte.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×