Një nga të preferuarit e tij në kohën kur drejtonte Mançester Junajtid, Murinjo kërkon ribashkimin me lojtarin e “Djajve të Kuq”

Zhoze Murinjo po ngre një skuadër të fortë të Roma, e cila këtë sezon do të synojë të ngrejë trofe madhor. Pas transferimit të disa emrasve të njohur, portugezi tani kërkon mbrojtësin e Mançester Junajtid, Viktor Lindelof.

lindelof

28-vjeçari ishte një nga të preferuarit e Murinjos kur drejtonte “Djajtë e Kuq”, por pas shkarkimit të tij, suedezi nuk gjeti një formë të mirë.

Me ardhjen e Lisandro Martinezit, duket se është bërë më e vështirë për Lindelofin që të gjejë hapësira në skuadër dhe ka filluar të shikojë për disa opsione të tjera.

Një transferim te Roma do të ishte një lëvizje e mirë për suedezin, i cili do të përforcojë dhe akoma e më shumë verdhekuqtë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×