
Në emisionin “Open” në News24 gazetari Mentor Kikia foli për udhëtimet e kryeministri Edi Rama për udhëtimet e kryera me charter.
Gjatë bisedës në studio, Kikia ka kritikuar kryeministrin duke u shprehur se është larg realitetit.
Pjesë nga biseda në studio:
Kikia: Keqardhje që kryeministri i një vendi që çdokënd që rezulton të jetë kritik e quan hijenë, i vesh pasthirrma. Në vendin më të varfër të Europës ku ende nuk ka minimun jetik për të kuptuar në çfarë minimumi jetik jeton shoqërua , të shpenzosh për udhëtime dhe salltanete të këtij lloji , shkëputesh nga realiteti. Harron se kryeministër i kujt vendi je. Një ministër jep dorëheqje pse përdor makinë ne shtetin në ditë pushimi, ndërsa kryeministri i quan hijena, vetëm sepse i kërkojnë të japë shpjegime për kostot.
Lubonja: Problemi është përtej këtij rasti, kryeministri në katin e parë të Kryeministrit që ka hapur një si qendër për dialog. Ky , në gjithë këto vite nuk është dëgjuar që të ketë shkuar dikush që ka rrahur mendime të kundërta me qeverisjen. Ftesën për dialog e bën në zyrën e tij dhe kjo tregon se çfarë aftësie ka ky për të dëgjuar mendime të kundërta. Tani unë mund të them se nga një udhëtim me këto që kanë çmime të lira dhe shqiptarët e shkretë në një radhë të plotë…Sa eka qylin Rama që bën këto reklama. Katandisja që u është bërë shqiptarëve është rezultat i këtyre njerëzve që bëjnë udhëtime të vetëm me charter në avion.
Pyetje: Berisha i kujton dorëheqjen Ramës ?
Lubonja: Shpallja non-grata e Berishës është ikja nga e vërteta. Cilido ka të drejtë të flasë, nëse qëndron , qëndron nëse jo atëherë e shohim.
Duhet të veprojë organi i akuzës?
Bici: Që të jemi të saktë duhet ti referohemi ligjit. Zbatimi i ligjit është i pari që duhet të jetë subjekt i ILDKPI. Jo vetëm që duhet të veprojë Prokuroria, të paktën për të verifikuar. Trajtimet preferenciale është të udhëtosh më lirë se është bileta, atëherë duhet të deklarosh.
Hoxha: Në asnjë moment të hyrat apo të dalurat e tij nuk kanë qenë transparent. Shuma duhet të ishte deklaruar. Nuk është paraqitur një kontratë deri tani për të shpjeguar arsyet përse është bërë ky udhëtim preferencial.
Bici: Çdo shpenzim që bën si personal si për llogari të shteti duhet ta shpjegojë.
Glidona Daci: Hackerat i nxjerrin zbuluar kryeministrit udhëtime që ka bërë dhe zgjerojnë diskutime në opinionin publik edhe pse nuk i ka të deklaruar.
Arena e Lajmit