
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rikonfirmoi mbrëmjen e sotme se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë televizive, Meta pohoi se nuk i ka zhgënjyer asnjëherë diplomatët e huaj.
“Ata e dinë që unë nuk i kam zhgënjyer kurrë. Tani për Ilir Metën po është po jo është jo, interesi kombëtar është dominant për Ilir Metën dhe Partisë Lirisë. Raportet kanë qenë të shkëlqyera. Asnjë politikan nuk ka pasur dhe nuk ka raporte më të qarta me SHBA”, teksa më tej u ndal dhe te marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, për të cilën tha se marrëdhëniet janë shumë bashkëpunuese dhe pozitive.
Meta komentoi edhe situatën brenda PD-së.
“E gjithë Shqipëria do të qeshë me një vendim të tillë sepse të gjithë shqiptarët i kanë sytë në ballë dhe e dinë se çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike. Ne jemi pa diskutim në një koalicion të hekur me Partinë Demokratike”, tha Meta.
and then