Zbulohet axhenda e bardhebluve, Tirana programon dy miqësore të tjera

Dy të shtuna rresht, Tirana pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore. Kështu, këtë fundjavë skuadra luan me Erzenin, ndërsa të shtunën e ardhshme me Bylisin. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen jashtë kryeqytetit, ndërsa për Shehin problem janë miqësoret, sepse ekipet ose janë në Pogradec ose luajnë shumë shpejt me bardheblutë.

tirana

Skuadra dje nuk ka pasur përgatitësin atletik Kosta Jani, që është në Greqi dhe ishte Orges Shehi ai që punoi edhe fizikisht me skuadrën së bashku me ndihmësin e tij Artan Karapici.

Deri në sfidën me Kukësin, Shehit i duhen edhe 17 ditë, ndërsa nga ana tjetër ai pret që skuadra të plotësohet me elementë cilësorë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×