
Gjykata e rrethit Lezhe ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili u arrestua 2 ditë më parë teksa lëvizte me armë dhe municione luftarake.
Avokati Eduart Karaçi në sallën e gjyqit ka kërkuar masë më të butë për të riun, atë të ‘arrestit në shtëpi’. Po ashtu krahas kësaj masë ka kërkuar një masë me afat 30 ditor për kryerjen e një akt ekspertizë mjeko-ligjore.
“Isha nisur për të vrarë politikanët në Lezhë”, tha ai gjatë arrestimit. I pyetur se nga i kishte marrë armë, ai nuk ka pranuar të përgjigjet duke qëndruar në heshtje.
Sakaq sipas burimeve bëhet me dije se i riu ka shfaqur shenja të problemit të shëndetit mendor. Pritet gjithashtu të bëhet edhe një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij mendore. Ndër të tjera në dhomat e paraburgimit në polici e ka prezantuar veten si patriot, ku edhe ka treguar tatuazhet që kishte.
Arena e Lajmit