Egnatia e Edlir Tetovës, nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Ohër, ndaj skuadrës maqedonase të Vardarit, që militon në ligën e dytë.
Vlen të theksohet se në këtë test miqësor, me skuadrën e Egnatias, debutoi mbrojtësi Renato Malota, që pak kohë më parë u bashkua me skuadrën rrogozhinase, nga kurbinasit e Laçit. Një përforcim cilësor ky që konsolidon repartin difensiv.
Me afrimin e shumë elementëve të rinj, Egnatia duket që do jetë një ekip totalisht ndryshe nga sezoni shkuar dhe me objektiva të qartë.
Arena e Lajmit