Të dëmtuarit kronikë, Nejmari miliona nga… infermieria/ Tre lojtarë të PSG-së, në listë edhe Mesi e Ramos

Ndodh edhe kështu, që mund të mos luash me muaj me radhë dhe llogaria bankare të fryhet vazhdimisht nga të ardhurat. Një studim i firmës ligjore “GEJL Accident Attorneys” ka publikuar një listë me 50 sportistët meshkuj që kanë fituar më shumë miliona euro apo dollarë, duke qenë në shtëpi për shkak të dëmtimeve apo mungesave të tjera.

201214034917-01-neymar-injury-psg-restricted-large-169

Studioja amerikane në fjalë e ka bërë këtë studim, bazuar në sportet elitare në SHBA si kampionati i futbollit amerikan (NFL), kampionati amerikan i basketbollit (NBA), kampionati amerikan i bejsbollit (MLB), si dhe kampionati amerikan i hokejit në akull (NHL).

Në studim natyrisht që nuk ka mbetur pas edhe futbolli. Sipas studimit të bërë nga studioja amerikane, nga futbollistët, braziliani i Paris SG-së, Nejmar, është sportisti që fiton më shumë para edhe kur është i dëmtuar. Fitimet e tij arrijnë në kufijtë e 80 milionë eurove.

Sipas studios në fjalë, fitimet e sakta të brazilianit të PSG-së dhe ish-Barcelonës, duke qëndruar jashtë fushave arrijnë në 78.693.743 milionë euro. Futbollisti i dytë në këtë listë është ish-lojtari i Realit të Madridit dhe tashmë në radhët e Los Anxhelos FC, Garet Bejl. Uellsiani ka shtuar 60.197.050 euro duke qenë i dëmtuar.

Në listën e futbollistëve që kanë përfituar duke qenë të dëmtuar është shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe ishlojtari i Barçës, Lionel Mesi. Argjentinasi është në vendin e 21-të mes 50 emrave të nxjerrë nga lista e studios amerikane, por i treti nga futbollistët pas Nejmarit dhe Garet Bejlit me 41, 8 milionë euro të ardhura duke qenë i dëmtuar.

FUTBOLLISTET ME TE PAGUAR

Mbape është i njëzeteshtati në këtë listë me rreth 35 milionë euro të fituara. Një pozicion më poshtë është Kristiano Ronaldo me 34 milionë euro. Në listën e dhjetë futbollistëve që kanë përfituar më shumë miliona duke qëndruar jashtë fushave janë dhe emra të tjerë të rëndësishëm si Oskar, Serxho Ramos, Andres Iniesta, Toni Kros dhe Eden Hazard.

Ndërkaq, lista e 50 sportistëve që kanë përfituar më shumë miliona duke qenë të dëmtuar kryesohet nga ylli i bejsbollit të Hjuston Astros, Xhastin Verlander.

SPORTISTET ME TE PAGUAR

Edhe pse ka munguar për një kohë të gjatë, duke mbledhur të gjitha dëmtimet e tij, Verlander ka përfituar rreth 250 milionë euro. Në dhjetëshen e parë të listës dominojnë lojtarët e bejsbollit me 6 sportistë, ndërsa futbolli dhe NBA-ja përfaqësohen nga dy sportistë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI  – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×