Ka marrë fund makthi për ish-sulmuesin e Skënderbeut, Oto Xhon, i cili është liruar nga burgu pas 3 muajsh në arrest. Ai u arrestuar nga policia më 6 maj, pasi dyshohej se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.
Nigerianit i ishte caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Paraburgimi në burgun e Gjilanit, vazhdoi për afro 3 muaj.
Por sot avokati i tij, Egzonis Hajdari dhe zyra ligjore GHG Laë Frim kanë bërë të ditur se ish-futbollisti i Prishtinës është liruar.
“Gjykata supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar futbollistin e njohur Oto Xhon. Nga sot i bashkohet KF Dukagjinit dhe përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e tyre.
PANORAMASPORT.Al