Ylli i Gjermanisë i futet biznesit, nis të shesë ujë me vitamina

Marko Rojs është futbollisti i fundit në Gjermani që i hyn biznesit. Në fillim të këtij muaji, ylli i Dortmundit hodhi në treg ujin e tij me vitamina të markës “Repeat”, i cili ka nisur të pushtojë supermarketet e Gjermanisë.

1,w=993,c=0.sport

“Jam shumë i emocionuar që ‘Repeat’ do të jetë në dyqane tani dhe jam shumë i emocionuar për të dëgjuar komentet e klientëve”, tha sulmuesi i kombëtares gjermane. Uji “Repeat” është i disponueshëm në shijet e limonit, pjeshkës, mjedrës dhe shegës. “Si atlet ju duhet të pini shumë ujë dhe shumë suplemente ushqimore.

Atëherë më lindi mendimi: pse të mos i kombinojmë të dyja? Dhe në atë mënyrë që më pëlqen dhe nuk është e pashëndetshme”. Ndërsa Rojs po përgatitet për ndeshjen e parë të Bundesligës të shtunën (18:30) kundër Leverkusenit, uji i tij me vitaminë po shitet nga zinxhirët e mëdhenj të pijeve dhe supermarketeve:

“Mezi pres të shoh shishet në rafte dhe të mbush frigoriferin. Shpresoj që njerëzve t’u pëlqejë po aq sa mua”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×