
Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend, mes tyre edhe deklarata e Grupit Parlamentar të PD e cila njoftoi se bisedimet për daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Anëtari i DP Roland Bejko ka zhvilluar një debat me Belind Këlliçin, kandidat në Primare për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Bejko u shpreh se Berisha e mori partinë me dhunë dhe se pranimi i lidershpit të tij do të thotë dorëzim para asaj që ai e quajti berishizëm.
Ndërkohë, Këlliçi u shpreh se nëse kjo pjesë e PD është në minorancë, është e hapur rruga që të vijë si fraksion e të bëhet mazhorancë.
Këlliçi: Mendon që nëse nxirrni një kandidat që nuk hyn në primare, ndihmoni në shanset për të rrëzuar Veliajn apo jo? Mund ta kishe lënë mënjanë inatin ndaj Berishës
Bejko: Berisha na ka përjashtuar ka marrë forcërisht partinë, me dhunë fizike e verbale. Bëni një palë zgjedhje për të legjitimuar disa forume. Bëri zgjedhje të njëanshme edhe për vete.
Këlliçi: Ndodhët këto thua ti, në Primare nuk mund të gjenim një mënyrë që demokratët të votonin. Nuk kandidon Berisha, kandidojmë ne. Kjo i shërben Edi Ramës. Hajde mbajmë Ramën në pushtet.
Bejko: Si fraksion nuk është shkelje e Statutit tuaj?
Këlliçi: Nëse thua që je sot minorancë, hajde fraksion e bëhu mazhorancë. Hajde bëje mbledhjen në PD unë jam aty.
Vasili: Kushti i Primaret prishi negociatat. Dalja me kandidatë është sabotim i procesit të votës së demokratëve sepse e duan? pse zgjodhi grupimi të dalë me një kandidat por nuk qëndroi neutral
Bejko: Të pranojmë dorëzimin para berishizmit? Nuk jemi zënë me Berishën për gardhin e bacës.
Arena e Lajmit