“Duhej lidership i ri”, Gjekmarkaj: Basha instrument në duart e kryetarit të PD. Dështimet e tij…

Gjekmarkajj

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, tha se vullneti për të bashkëpunuar me pjesën tjetër të PD ka qenë i sinqertë.

I ftuar në “Frontline” në News24, Gjekmarkaj tha se dështimet e ish kryetarit Basha nuk duhet të shihen të ndara nga ato të Sali Berishës, pasi ai sipas tij ka qenë instrument në duart e këtij të fundit.

“Po të shohësh pikat, e kishim të sinqertë që të shkonim me cdo kusht me kandidat të përbashkët. Kam respekt për Palokën në plan personal, por idea ishte që do anashkaloheshin mosnjohjet, ndasitë e problemet.

Primar u shfaq Statuti e njohja e lidershipit të Berishës, këto triumfuan përballë bashkimit për zgjedhjet lokale.

Sot grupi i PD ka dalë me një deklaratë, produkt i zhvillimeve të fundit. Ky grup thotë do mblidhen organet e PD, Kryesia e Kolegji i kryetarëve.

Kemi besuar shumë se do të shkonim drejt një kandidati të përbashkët. E kotë që Berisha ja hedh fajin për dështimet Bashës, kur ai ka qenë thjeshtë isntrument në duart e tij. Ringritja e PD e kam thënë që duhet të tejkalojë historinë Bashës e Berishës e duhej një lidership i ri”, tha Gjekmarkaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×