“Edhe Meloni u nda nga Berlusconi e sot është kryeministre”, Bejko: Gjykata do ndajë legalitetin e partisë. Le të hyjnë në zgjedhje dhe…

Kellicci Bejko

Në studion e “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjet lokale dhe faktin që bisedimet që PD të dalë me një kandidat të përbashkët, dështuan.

Roland Bejko tha se nuk mbështeste bisedimet brenda PD përsa kohë aty mbijetion berishizmi.

Ndërkohë Belind Këllicci u shpreh se nuk është Berisha që garon por ai dhe të tjerë si ai. Këlliçi deklaroi se demokratët duhet të fitojnë pasi kanë 10 vite pa punë. Gazetarja Eni Vasili u shpreh se kjo nuk është korrekte dhe se është kjo mendësi ajo që na ka sjellë në këtë situatë ku jemi. Këlliçi sqaroi se qëllimi i tij ishte të shpjegonte se demokratët prej 10 vitesh diskriminohen dhe nuk punësohen edhe kur e meritojnë.

Debati: 

Zyla: Dy grupimet, njëri thotë që non grata e Berishës nuk është gjë e madhe se kemi votat e demokratëve, dhe pala tjetër thotë që është e papranueshme dhe kanë mbajtur anën e SHBA partnerit strategjik.

E qartë që Berisha ka shumicë votash brenda PD. Por kur je shumicë brenda partisë, nuk do të thotë që je mbi rregullat që ke vendosur vetë,.

Statuti para ndryshimeve, thuhej që duheshin 4200 vota që të mblidhej Kuvendi brenda 30 ditësh. Këlliçi, a pati transparencë e a u treguan votat?

Këlliçi: Kanë qenë

Bushati: Still non grata.

Zyla: Vendimi i gjykatës nuk ju heq votat e demokratëve por ju shpall nëse keni zbatuar rregulla e partisë dhe Shqipërisë.

Këlliçi në 10 nëntor janë depozituar emrat e nevojshme. ¼ e tyre janë depozituar në PD tek Palako dhe tre dit më pas, çdo ditë degët e PD kanë dalë çdo ditë tek shkallët e kanë lexuar emra.

Është bërë publike mbledhja në stadium, regjistri elektronik, emër mbiemër numër ID.

Bejko: Nëse ka njeri që preku identitetin e PD është Berisha më 8 janar. S’ka nxjerrë asnjë mësim  e artikulon kërcënime të tilla.

Gjykata do ndajë legalitetin e partisë. Duaj t’ju kujtoj se kam qenë kryetar lokal, kur kam pasur konflikt ë brendshëm në degë e kam zgjidhur unë, por ai që ka shumicën gjen rrugët për të bashkuar. Meqë tek Foltorja kanë krijuar një realitet që ne s’kemi elektorat, le të hyjnë në zgjedhje dhe…

Këlliçi Do hyjmë në zgjedhje ja ku jam unë i pari që lë mandatin me bindje t’ju japim alternativë qytetarëve.

Bejko:Kush futet në garë për të humbur e ka gabim. se sa do arrish nuk ka rëndësi. Edhe Meloni u nda para pak vitesh nga Berlusconi e sot është kryeministre

Këlliçi: E ju numrat i keni në rritje në fakt

Bejko:Nuk kam qenë pro negociatave sa kohë që berishizmi është aty. Për hir të demokratëve si puna jote që kanë një gjysmë faji vetëm që mbështesin Berishën…

Këlliçi: Nuk garon Berisha

Bejko: Ai merr fitoren

Këlliçi: E marrin demokratët që janë pa punë kjo duhej t’ju shqetësonte.

Vasili: Janë pa punë e duhet të fitojmë që të ijë në punë po thua që do fitoni që të fusni në punë simpatizantët tuaj?

Këlliçi Demokratët kanë 10 vite në opozitë, që përballen me represion. Kemi regjim monopartiak. Bashkitë duhet të udhëhiqen me alternativë.

Vasili: Nuk janë bashkitë zyra pune elektorale ama.

Këlliçi Ata që meritojnë duhet të jenë aty jo jo të diskriminohen.

Bejko: Nuk e ndihmon përfshirja në debat politik në këtë moment. Duhet të kesh profil kandidati.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×