
Zbardhet emri i shënjestrës së sulmit të ndodhur në Shkodër me eksploziv. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në banesën e shefit tëi Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër Pëllumb Shpati.
48-vjeçari prej vitesh ishte efektiv në Policinë e Shkodrës prej disa vitesh. Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Policia njoftoi se nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.