
Një operacion droge çoi në arrestimin e 6 personave, mes tyre dy shqiptarë, ndërkohë që i shtati është shpallur në kërkim.
Dy shqiptarët dhe tre italianët (28, 34 dhe 60 vjeç) merreshin me shitjen me pakicë të drogës, ndërsa ndaj tyre gjykata caktoi masën ‘arrest shtëpie’ ndërkohë që personi tjetër duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore.
Hetimi në fjalë nis pas raportimeve të shumta të qytetarëve, që do të çonin në zbulimin e aktivitetit kriminal të këtij rrjeti të trafikut të drogës, që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Casale-s.
U konstatua se si grupi, i ndarë sipas roleve dhe detyrave, do të la lëvizur sasi të mëdha droge, duke u kthyer në furnizues kryesor. Ndërkohë rol të veçantë kishte dhe një 41-vjeçar shqiptar, banues në Vigevano, cili kishte arritur të nxirrte në treg disa kg drogë.
Arena e Lajmit