Sekuestrimi i 51 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, si u bë ‘pazari’ në mes të detit. Hetohet kapiteni dhe ekuipazhi

Porti I Durresit Anija (1)

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me anijen e sekuestruar një ditë më parë pasi në hambarin e saj kishte 51 mijë litra naftë kontrabandë. Bëhet fjalë për anijen e sekuestruar “Geni”, ndërkohë që ka nisur procedimi për kapitenin e saj dhe personat që ndodheshin në ekuipazh.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një lidhje live për News24, tha se sasia e naftës dyshohet se është marrë në det të hapur nga mjete të tjera lundruese, me çmim më të ulët.

Kjo është e katërta që brenda 6 muajsh kapet anije me naftë kontrabandë. Nafta kontrabanda merret kryesisht nga Libia dhe më pas e shesin në treg me çmim më të lartë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×