Kombëtarja U-17 do të zhvillojë një punë intensive përgatitore gjatë muajit gusht, ku janë planifikuar të zhvillohen katër seanca stërvitore.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku do të kenë një plan të qartë për përgatitjet që do të zhvillohen, me qëllimin për të testuar lojtarët që bëjnë pjesë në grupin e përzgjedhur.
Prioriteti do të jetë tek lojtarët që luajnë në kampionatin vendas për të parë rritjen që ata kanë pësuar nga grumbullimi i fundit si dhe do ti jepet mundësia lojtarëve që vinë nga jashtë për të treguar potencialin e tyre gjatë ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen.
Arena e Lajmit
