“Zyrtarët që kanë firmosur të mbajnë përgjegjësi”, Këlliçi: Nëse do zgjidhem, po mendoj moratorium një vjeçar. Duhet transparencë për lejet e ndërtimit

Kellici

Belindj Këlliçi, kandidat për Primaret për kreun e bashkisë së Tiranës, ka deklaruar se nëse do të zgjidhet kryetar bashkie, po mendon të vendosë një moratorium një vjeçar për ndërtimet.

Në “Open”, Këlliçi tha se një gjë e tillë ka si qëllim bërjen e trasparencës për lejet e ndërtimit, ndërsa tha se zyrarët që kanë firmosur këto leje, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Duke qenë se në tiranë ka një situatë problematike me paligjshmërinë dhe lejet e ndërtimit, meqë qeveria e ka treguar se po ndërtohen kate e ndërtesa pa leje, meqë ka mbingarkesë e në Tiranë nuk ka më vend për të ndërtuar. Ndërtohet në qendër se fitohet më shumë.

Diskutoj një moratorium për një vit për të bërë transparencë për lejet e ndërtimit, dhe për të bërë publike për qytetarët çka ndodhë me mijëra lje ndërtimi të dhëna në 8 vite. Zyrtarët që kanë firmosur lejet të mbajnë përgjegjësi. Duhet të mësohemi me ndëshkueshmërinë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×