E ardhmja e tij te Partizani në dyshim, Belica pushon në…

Egzon Belica vijon të ketë dyshime të mëdha për të ardhmen e tij. Aktualisht zëvendëskapiteni ndodhet në Tiranë, ku nuk po stërvitet, por po kalon kohë me familjen.

BELICA 1

Prej ditësh tashmë ai është në negociata me drejtuesit, që i kërkojnë ulje page, si dhe ia kanë bërë të qartë se nuk do të jetë titullar absolut për sezonin e ardhshëm. Vetë mbrojtësi nuk i ka pritur aspak mirë këto kërkesa të klubit dhe në rast se nuk gjendet një rrugë e mesme, largimi është i vetmi version i zgjidhjes.

Aktualisht nuk ka asnjë zhvillim konkret dhe lojtari vijon të mos stërvitet me ekipin që nga dita e martë, kur klubi i kërkoi të kthehej në kryeqytet dhe të diskutonte të ardhmen e tij.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×